Polici nuk pranon të paguajë biletën, zbret me forcë faturinon nga autobusi dhe e arresto

Ligji që parashikonte që uniformat e policisë të mos paguanin biletë në urbanët qytetas dhe ndërqytetës është shfuqizuar me vendim Këshilli Bashkiak qëkur Erion Veliaj erdhi në detyrë në vitin 2015. Megjithatë me sa duket policëve nuk u është mësuar ende kjo gjë, pasi sot është shënuar një njgarje e pazakontë në autobusin e linjës Kamëz-Qendër, ku faturino i ka kërkuar lekët e biletës një polici dhe ky i fundit është hakërryer deri në vënie të prangave.

Një qytetar ka shkruar për JOQ dhe ka treguar gjithë dinamikën e ngjarjes:

Përshëndetje JOQ! Një polic pa uniformë po kërcënonte fatorinon për çështje bilete sepse polici nuk pranonte të paguante biletë dhe fatorino i tha të zbriste në tokë se po thyen rregullat e kompanisë së transportit. Pastaj polici e shfrytëzoi detyrën me “shokët” e tij gangsterë me uniformë duke arrestuar fatorinon. Polici zbriti nga urbani tek shkolla “Qemal Stafa”, se u ndje i ofenduar që ia preu biletën, kur arritëm te kafe “Flora” ai polici pa uniformë bashkë me kolegët e tij dhe i prenë rrugën autobusit dhe e morën faturinon me forcë”, përfundoi qytetari.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne