Bota Kuriozitete

Policia amerikane tenton të zhbllokojë telefonin me ndihmën e të vdekurit

Autoritetet e Floridës shkuan në një shtëpi funeralesh dhe përdorën gishtin e një të vdekuri për të hapur celularin e tij si pjesë e hetimit të tyre.

Tridhjetë vjeçari Linus Phillip u vra nga një oficer i policisë muajin e kaluar pasi u përpoq ti largohej oficerit të policisë, thanë autoritetet.

Në shtëpinë e funeraleve, dy detectivët i perdorën duart e viktimës në mënyrë që gishtat të preknin sensorin e telefonit, megjithatë nuk mundën që ta zhbllokonin.

E fejuara e Phillipit, Victoria Armstrong tha se ajo ndje e mjaft e ofenduar nga ky veprim.

Ekspertët ligjorë në përgjithësi pajtohen se ajo që bënë detektivët ishte e ligjshme, por ata ngrenë pyetjen nëse veprimi ishte i përshtatshëm dhe i duhur.

Charles Rose, një profesor në Stetson University, tha për Tampa Bay Times se të vdekurit nuk mund të kërkojnë mbrojtje sipas Amendamentit të Katërt, sepse i vdekuri nuk mundet të zotërojë më prona, por këto të drejta mund të zbatohen për këdo që trashëgon pronën./dailysabah/Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA