Policia arreston 80 vjeçarin që u ngjit tek neonat e Edi Ramës

Një ditë pas protestës së opozitës policia e shtetit ka vijuar me axhendën e saj për të ndaluar apo arrestuar personat që kanë shkelur ligjin.

Sot është arrestuar madje një 80 vjeçar nga fshati Fishtë i Lezhës. Policia ka shoqëruar në komisariatin e Tiranës Ndue Fugën, 80 vjeçari i cili ditën e djeshme pavarësisht moshës arriti të ngjitej në tendën e kryeministrisë e madje hodhi dhe valle.

Fuga është marrë pak minuta më parë në banesën e tij ne Fishte dhe është nisur drejt Drejtorisë së Policisë Tiranë. Ai është mbajtur disa minuta dhe është lënë i lirë. Policia ka vendosur që ta hetojë në gjendje të lirë duke patur parasysh moshën dhe gjendjen e tij shëndetësore.

Kujtojmë që, personat mbi 70-vjeç arrestohen vetëm për krime të rënda. Kujtojmë se deri më tani policia ka arrestuar 15 persona në lidhje me shkelje ligjore gjatë protestës së djeshme të opozitës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne