Bota

Policia arreston dhjetëra demonstrues në qytetin rus Khabarovsk

Policia në qytetin e lindjes së largët të Rusisë, Khabarovsk, sot arrestoi disa dhjetëra protestues, që është përpjekja e parë e tillë ndaj protestuesve që nga fillimi i tubimeve kundër arrestimit të guvernatorit të provincës të cilat filluan tre muaj më parë.

Banorët e qytetit rus Khabarovsk vazhduan të protestojnë kundër arrestimit të guvernatorit të tyre të preferuar, Sergei Furgal, dhe kërkojnë dorëheqjen e guvernatorit në detyrë të caktuar nga Kremlini.

Guvernatori Furgal u arrestua më 9 korrik nën dyshimet për përfshirje në një vrasje dhe u dërgua në burg në Moskë. Furgal, ish-biznesmen, ka mohuar akuzat për të cilat mbështetësit e tij thonë se janë hakmarrje e rivalëve të tij.

Që nga arrestimi i tij, mijëra protestues janë mbledhur rregullisht në Khabarovsk, një qytet me 600.000 banorë afër kufirit me Kinën. Pjesëmarrja më e lartë ishte gjatë fundjavës.

Policia fillimisht nuk ndërhyri kur mijëra demonstrues marshuan nëpër qytet, por më vonë u arrestuan rreth 30 protestues kur vendosën tenda në sheshin qendror në Khabarovsk./AA

Etiketa

OPINIONE

INTERVISTA