Policia bëhet “bishë” para protestuesve! Shkop gome, shkelma e gaz lotsjellës, disa deputetë në spital

Protesta e sotme e PD, e 7-a në numër, shënoi një situatë të paprecedentë me një dhunë policore të paparë më parë.

Protesta e cila nisi me pankarta pikante me mbishkrimet “qeveri e krimit”, “qeveri teknike”, “karteli narko-elektoral”, e më pas me fjalime, përfundoi me dhunë policore e cila ishte kthyer në “bishë”!

Image

Pas vetëm disa fishekzjarreve në drejtim të Kryeministrisë, policia u përgjigj me gaz lotsjellës, ujë me piper, shkelma e shkopinj gome.

Policia e tërbuar mori zvarrë protestuesit. Deri më tani, raportohet se 20 persona janë shoqëruar në komisariat.

Po ashtu, katër persona janë ndaluar nga policia pranë Kalasë, pasi raportohet se iu është gjetur një çantë me molotov.

Ndërkohë, si shkak i dhunës policore dhe gazit losjellës, aktivisti Aulon Kalaja dhe deputetët Flamur Noka, Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu janë plagosur rëndë, ku 3 prej tyre kanë përfunduar në spital.

Më poshtë PAMJE nga momenti i sulmit ndaj Nokës, Balliut, Kalasë dhe Boçit:

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është sulmuar me gaz lotsjellës nga policia teksa tensionet shpërthyen në bulevardin përballë Kryeministrisë me përfundimin e fjalimeve.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë me gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve është lënduar edhe deputeti Luçiano Boçi.

Luçiano Boçi

Ish-kandidati për deputet, gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka shfaqur probleme shëndetësore për shkak të dhunës policore, të cilët e goditën me shkelma, dhe gazit lotsjellës. Ai humbi ndjenjat pasi mori edhe një goditje pas kokës dhe u transportua për në spital.

Aulon Kalaja

Sali Berisha ka akuzuar policinë për ushtrim dhune ndaj gazetarit dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja, duke theksuar se veprimi është kryer me urdhër të Edi Ramës. Berisha e cilëson ngjarjen si ‘akt kriminal hakmarrës’.

Deputeti Klevis Balliu është lënduar rëndë nga sulmi i policisë dhe është dërguar me ambulancë në spital. Siç mësohet, ai ka probleme me frymëmarrjen dhe me shikimin.

Klevis Balliu

Ndërkohë, edhe një efektiv policie është dërguar drejt ambienteve të spitalit pasi ka pësuar djegie dhe çarje në kokë.

Berisha akuza drejtuesve të policisë pas dhunës policore

“Luçiano Boçi është në spital me djegie. Gazetari Aulon Kalaja, i goditur personalisht, dhe hakmarrje për qëndrimet e tij ndaj regjimit”, tha Berisha nga selia e PD, në fjalën përmbyllëse. “Drejtues dhe zyrtarë të PD janë të plagosur”.

Ai akuzoi zv.drejtorin e Policisë, Sokol Bizhga, se ka përdorur kundër protestuesve granatat e zhurmës që, sipas tij, kanë plagosur disa prej tyre.

“Kanë hedhur shishe molotov dhe kanë plagosur edhe protestues, edhe policë. Sepse iu duheshin si dëshmitarë të gjoja akteve të protestuesve. Dënoj me forcën më të madhe dhe ju siguroj që forcë në botë që të mposhtë kryengritjen tonë paqësore nuk ka”, tha Berisha.

Berisha theksoi se “me urdhër të Edi Ramës, Skënder Balluku, Sokol tradhtari dhe i operacionales, janë kriminelë të certifikuar. Mendoj se do zmbrapsin një popull tjetër”.

Sërish protestë

Sali Berisha paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen. Ai theksoi se shumë shpejt do të njoftohet edhe data e radhës. Ndërsa theksoi se është me rëndësi që opozita të bashkohet.

“Shumë shpejt do të caktohet. Nuk tërhiqemi. Kryengritja jonë paqësore nuk tërhiqet. Të gjitha format e protestave do të përdoren. Kjo kryengritje paqësore ka mision përmbysjen e narko-regjimit. Ky është një mision i PD, por edhe i forcave të tjerë opozitare dhe grupeve të tjera të interesit dhe do bëjmë gjithçka të bashkohemi në një front të përbashkët. E shtata apo e teta me radhe e panjohur më parë në Shqipëri, ka mbështetje shqiptare dhe botërore”, tha ai.

Çudit ministri i Brendshëm, përgëzon policinë për dhunën

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka çuditur me reagimin e tij pas dhunës policore të paprecedentë. Ai uroi efektivët e policisë për punën e kryer gjatë protestës së opozitës.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë”, shkroi ministri në një postim në Facebook.

Ai shtoi se “Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet. Mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët”.

Çfarë u tha në protestë para se të niste dhuna policore?

Berisha paralajmëron Ramën

Kryedemokrati Sali Berisha, në fjalën e tij në protestën e 7-të kombëtare të opozitës në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, tha se kjo valë protestash është seriali më i fuqishëm i kryengritjes paqësore që Shqipëria ka njohur në 25 vitet e fundit, duke theksuar se opozita nuk është thjesht alternativë politike.’

“Sot ne mblidhemi këtu në këtë protestë madhështore si shpresa e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Edi Ramës, i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve’”, deklaroi ai.

Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se opozita nuk do e mbylli kurrë çështjen Balluku dhe fundi i tij do jetë para gjykatës.

“Në Shqipëri, Lubia me afera që arrijnë në 1.2 milionë euro dhe Edi Rama, bashkë aksioner në 62% të këtyre aferave, jo vetëm nuk dha dorëheqjen, por përkundrazi shkeli vendimet, përplasi dyert e gjykatave dhe u tha shqiptarëve se çështja Balluku është e mbyllur. Edi Rama, ja ku jemi këtu për të dhënë fjalën e nderit se kurrë nuk e mbyllim çështjen Balluku, çështjen tënde, dhe fundi yt do të jetë para gjykatës.”– tha Berisha.

Sfidë e hapur Ramës

Berisha i lëshoi një sfidë publike Edi Ramës. Siç dihet Rama është thirrur për të dëshmuar në gjykatë në procesin e Berishës dhe Malltezit, “Partizani”. Berisha thotë se me Ramën në gjyq do jetë përballja e shekullit. Por nëse ai nuk vjen, kryedemokrati i shpall sfidë në një studio televizive, ku të dojë kryeministri Rama.

“U nis një sulm për të na asgjësuar, për të na fshirë nga harta politike e Shqipërisë, vetëm se ne në opozitë nuk mund të pranonim kurrën e kurrë shkrirjen me qeverinë e krimit dhe të jemi fasadë opozitë. Do të qëndrojmë të pambposhtur ndaj dhunës së kësaj qeverie. U tentua të na konfiskohej partia. Na izoluan ndërkombëtarisht, ne kemi mbështetjen më të gjerë nga partitë kryesore në botë. Do dalë ballë për ballë për firmat e tij, nga kjo tribunë u them shqiptarëve që do shihni në atë sallë përballjen e shekullit dhe këtu para jush unë i them Edi Ramës, nëse nuk ta mban të vish në sallën e gjyqit dhe bën manovra, frikacak si ti nuk ka. Të sfidoj edhe në një formë më të mirë, zgjidh studion televizive dhe hajde në debat, të faktojmë se çfarë hajduti i pangopur je. Çfarë ligësie shekspiriane mban ti. Edi Rama, koha jote ka marrë fund, jep dorëheqjen” – u shpreh Berisha./boldnews

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne