Opozita do të zhvilloj një protestë ditën e sotme në orën 12:00, por përgatitjet dhe ardhje e protestuesve nga rrethet ka nisur qysh në orët e para të mëngjesit.
Për këtë arsye një numër i madh forcash policie janë vënë në gadishmëri duke siguruar ndërtesat shtetërore dhe duke bllokuar rrugët që të çojnë në bulevard, aty ku do mbahet protesta.
Siç duket edhe nga fotot policia ka bllokuar rrugët që të çojnë nga rruga e Elbasanit për të çadra e protestës.