Shqiperia

Policia e katolikut Sandër Lleshaj masakron refugjatët sirianë: Sali Berisha proteston

Një ngjarje dramatike duket se po mbahet sekret nga Policia e Shtetit, protagonistë të së cilës janë dy refugjatë sirianë.

Sipas një denoncimi të publikuar sot nga ish-Kryeministri Sali Berisha, ata kanë tentuar të arratisen nga tarraca e Policisë së Durrësit, ku mbaheshin, por nuk kanë mundur dhe kanë rënë nga godina katërkatëshe duke marrë plagë të rënda.

Ish-Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndërhyjnë për të mësuar të vërtetën mbi fatin e dy refugjatëve, por edhe mënyrën se si të gjithë ata që kalojnë kufirin priten dhe trajtohen nga Policia shqiptare.

Në shënimin e tij në Fb, Berisha shkruan:

“Dy refugjatë sirianë bien nga tarraca e Drejtorisë së narko-Policisë. Narko-policia fsheh ngjarjen. I bëj thirrje Komisionerit të Lartë të OKB-së për refugjatët, UNHCR, të ndërhyjnë me urgjencë dhe të interesohet për fatin e refugjatëve, pasigurinë dhe trajtimin e tyre nga mafia zyrtare e narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë i Edvin Hajdutit. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital,” nënvizon Berisha.

Përshëndetje Doktor.

Para dy ditësh është kapur një skaf, që ishte nisur me rreth 30 sirianë nga Kepi i Rodonit në drejtim të Italisë. Ata janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë në Durrës.

Gjatë natës dy sirianë kanë arritur të hipin në tarracën e Drejtorisë së Policisë edhe nëpërmjet kabullit të telefonit kanë tentuar të largohen, por iu është këputur kabulli edhe kanë rënë nga ndërtesa katërkatëshe edhe janë në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.

Drejtori i Policisë iu ka bërë presion punonjësve që mos të raportohet si lajm edhe nuk është pasqyruar.

Shumë pak dihet edhe për dy jetët e sirianëve, por informacioni i pakët që ka rrjedhur thuhet se janë në gjendje shumë të rëndë.

/Standart

OPINIONE

INTERVISTA