Policia e Kosovës i ndalon Vuçiçit vizitën në fshatin Banjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u përpoq të hyjë në fshatin Banjë të komunës Skenderaj por Policia e Kosovës nuk e lejoi atë të kalonte në përputhje me tërheqjen e lejes për të vizituar fshatin nga Qeveria e Kosovës.

Pasi nuk arriti të kalojë, Vuçiç banorëve lokal të fshatit Banjë të cilët u mblodhën për ta pritur iu drejtua nëpërmjet telefonit nga fshati Tërnavc ku është ndalur nga policia.

Deri te anulimi i lejes erdh pasi veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarët e Skenderajt bllokuan me kamionë dhe drunjë rrugën Mitrovicë-Skenderaj për të parandaluar ardhjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç të vizitojë fshatin Banjë në këtë komunë. Në rrugë janë djegur edhe goma.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj njoftoi se ka tërhequr lejen e lëshuar me të cilën presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të vizitonte fshatin Banjë në komunën e Skenderajt.

Haradinaj në profilin e tij në Facebook shkroi: “Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhequr lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të presidentit serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, ka theksuar Haradinaj.

Anulimi i lejes u bë pasi veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarët e Skenderajt bllokuan me kamionë dhe drunjë rrugën Mitrovicë-Skenderaj për të parandaluar ardhjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç të vizitojë fshatin Banjë në këtë komunë. Në rrugë janë djegur edhe goma.

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Skenderaj, mbrëmë u bëri thirrje qytetarëve dhe ish-luftëtarëve që të dalin në protesta pas njoftimit për ardhjen e Vuçiçit në komunën e tyre dhe të bllokojnë të gjitha rrugët që çojnë në fshatin Banjë. Siç kanë potencuar, Vuçiç vjen pa kërkuar ndjesë për vrasjet, masakrat dhe përdhunimet ndaj popullit të pafajshëm shqiptar.

– KFOR-i: Askush nuk e kërcënon presidentin serb Vuçiç

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka reaguar nëpërmjet një komunikate pas bllokadës së sotme në rrugën Mitrovicë-Skenderaj duke thënë se siguria e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç është e garantuar.

Në një komunikatë nga KFOR-i thuhet: “Në lidhje me situatën aktuale në Kosovë, KFOR-i po punon në koordinim me institucionet në Kosovë dhe Policinë e Kosovës për të siguruar sigurinë e presidentit të Serbisë. Askush nuk e kërcënon Vuçiçin dhe siguria e tij është e garantuar”.

Lidhur me protestën përgjatë rrugës për në Banjë, KFOR-i njofton se është në kontakt të ngushtë me Policinë e Kosovës për të hequr bllokadën dhe për të rivendosur lirinë e lëvizjes.

“KFOR-i po punon për ta bërë atë në mënyrë paqësore, por është gati të ndërhyjë në përputhje me mandatin e saj, si përgjigje e tretë, nëse kërkohet”, thuhet në njoftim.

Presidenti i Serbisë Vuçiç sot, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, mori pjesë në dorëzimin e donacioneve në Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut dhe Qendrën Klinike Spitalore në Graçanicë. Pastaj vizitoi vendin e projektit të vendbanimit “Lugina e Diellit” në komunën e Zveçanit.

Ndërsa në sheshin “Shumadija” në pjesën veriore të Mitrovicës është paraparë të mbajë fjalimin kryesor. Aktualisht në Mitrovicë është qetë dhe po bëhen përgatitjet e fundit për fjalimin e Vuçiçit.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne