Policia e Kosovës në alarm, zhduken pa gjurmë dy fëmijë

Në rrethana ende të paqarta motër e vëlla janë zhdukur pa lënë gjurmë. Ngjarja është regjistruar në Hajvali të Kosovës.

Kanë qenë familjarët e dy të zhdukurve që kanë dhënë alarmin në polici. Pasi mori dëshminë e prindërve, policia nisi nga puna për gjetjen e dy fëmijëve të mitur.

“Dy ankuesit një femër dhe një mashkull K-Shqiptar kanë raportuar se dy fëmijët e tyre të mitur një femër dhe mashkull K-Shqiptar janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raportin e policisë./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne