Policia gjermane regjistroi 1075 krime islamofobike në vitin 2017

Policia gjermane rregjistroi 1.075 krime Islamofobike në vitin 2017, sipas shënimve të reja qeveritare të njoftuara të martën.

Ekstremistët apo grupet e ekstremit të djathtë kanë kryer rreth 994 sulme kundër muslimanëve dhe xhamive, të cilat përbëjnë 92.5 për qind të të gjitha krimeve Islamofobike, tha raporti nga Ministria e Brendshme, sipas albawaba.com.

Në janarin e kaluar, policia filloi rregjistrimin e krimeve Islamofobike nën një kategori të posaçme, pasi thirrjeve nga Bashkësia Muslimane e Gjermanisë për të marrë masa më serioze kundër rritjes së numrit të krimeve anti-muslimane të urrejtjes.

Gjermania, një vend prej 81.8 milionë banorësh, ka popullsinë e dytë më të madhe muslimane në Evropën Perëndimore pas Francës.

Në mesin e rreth 4.7 milionë muslimanëve të vendit, 3 milionë janë me origjinë turke. Shumë prej tyre janë gjenerata e dytë ose e tretë e familjeve turke që migruan në Gjermani në vitet 1960.

Ekonomia më e madhe e BE-së ka dëshmuar rritjen e Islamofobisë dhe urrejtjes së emigrantëve në vitet e fundit të shkaktuara nga propaganda nga partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste, të cilat kanë shfrytëzuar frikën nga refugjatët

Burimi : IQNA/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne