Policia greke ndërhyn ashpër ndaj emigrantëve në zonën e ndërmjetme

Forcat greke të sigurisë kanë ndërhyrë me gaz lotjsellës, bomba zhurmuese dhe me ujë me presion ndaj emigrantëve të parregullt që presin në kufi për të shkuar në Evropë.

Emigrantët e parregullt vazhdojnë kalimet e tyre në kufirin e Greqisë me qëllimin për të kaluar në Evropë. Forcat greke të sigurisë kanë formuar barrikadë me tela me gjemba para pikës kufitare Kastanies ndërsa pas barrikadës kanë grumbulluar një numër të madh të forcave policore.

Ndaj emigrantëve të parregullt që presin para barrikadës, forcat e sigurisë shpeshherë përdorin ujin me presion si dhe herë- herë gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese. Gjatë këtyre ndërhyrjeve disa emigrantë janë plagosur pasi janë goditur nga kapsulat.

Kapsulat e gazit të hedhura nga policia greke godasin edhe kopshtin e postës kufitare turke./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne