Rajoni

Policia greke ndjek si në filma automjetin me 53 kg kanabis, arrestohet çifti shqiptar (Detaje)

Më shumë se 53 kg marijuanë u konfiskuan mëngjesin e kësaj të hëne gjatë një operacioni në Artë nga policia greke.

Sipas mediave vendase policia ka ndjekur një automjet të dyshuar që vinte nga kufiri dhe pas një kontrolli me qen, në automjet është zbuluar edhe sasia e marijuanës e cila ishte fshehur në një pjesë të krijuar enkas për marijuanën.

Ndërkohë policia ka arrestuar edhe dy personat që ndodheshin në automjet shoferin 33-vjeçar dhe një vajzë 21 vjeçare, të dy shqiptarë. Marijuana ishte e ndarë në 52 pako të cilat ishin lidhur me litar çka ndihmonte nxjerrjen e tyre nga mjeti ku ishin fshehur.

Burimi: Shqiptarja.com