‘Policia gri’ që Rama u zotua ta shkrijë

Një nga strukturat shtetërore, që vlerësohet si vend punësimi pa dhënë efektivitet në transportin rrugor, është e ashtuquajtura policia gri.

Ajo është drejtoria simbol të cilën kryeministri Rama e ka paralajmëruar me shkrirje qe në mbledhjen e parë të qeverisë.

Por cfare është policia gri dhe cili është bilanci i saj?

Struktura përbëhet prej 110 inspektorësh, që kanë për detyrë të kontrollojnë respektimin e rregullave në transportin rrugor.

Këta inspektorë që vishen më uniform policie ngjyrë gri, qëndrojnë kryesisht në rrugët kombëtare për të kontrolluar automjete e rënda që transportojnë mallra dhe pasagjerë.

Kjo është lista e dokumentave që të ashtuquajturit policët gri kontrollojnë ndaj drejtuesve të automjeteve.  Në total janë 47 të tilla.

Nëse do t’u referohemi të dhënave, në 6 muajt e parë të këtij viti 110 inspektorët kanë kontrolluar 3022 makina, ku përfshihen kamionë, maune dhe autobusë.

Ndërsa ka vendosur gjoba në masën 14 milion lekë, ku penalitetet më të mëdha janë regjistruar në Fier dhe Tiranë.

Por në sitën e kësaj strukture janë përfshirë edhe makinat me targa të huaja.

Funksioni i inspektorëve është i parashikuar si në ligjin për transportin, ashtu dhe në Kodin Rrugor.

Ndaj shkrirja kërkon një rregullim tërësor ligjor, në mënyrë  që këto kompetenca t’i kalojnë Policisë Rrugore.

Policia gri ka ekzistuar prej vitesh, me emërtimin kontrolli i shfrytëzimit të automjeteve, ndërsa sot këta inspektorë janë në varësinë e Drejtorisë së Shërbimit dhe Transportit rrugor. /Vizion Plus/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne