Opinion

Policia holandeze “saboton” sërisht finacimin e kullave të Erion Velisë

GJERGJ THANASI

Kryebashkiaku Veliaj ka firmosur apo ka lejuar të zbatohen vendime gjyqësore skandaloze (nuk i ka ankimuar këto vendime) për ndërtime kullash gjigande në të katër cepat e Tiranës. Të tilla kulla priten të ndërtohen te Liqeni Artificial, te Bulevardi i Ri, karshi Kullësë së Sahatit, pas 15 Katëshit, në zemër të Bllokut (kulla e projektuar nga Boeri) etj.  Këto kulla përgjithësisht parashikohen të ndërtohen me 0 kredi bankare. Një nga burimet e financimit të kullave, (së paku financimi deri në stadin e karabinasë) është edhe nëpërmjet parave të fituara nga trafiku i kokainës në sasi prej disa kuintalësh një parti (një dorë).

Ditët e fundit të gushtit dhe ditët e para të shtatorit në 3 goditje të ndryshme organet ligjzbatonjëse holandeze konfiskuan thuajse 4 (katër) ton kokainë, prej të cilave rreth 1 (një) ton u përkiste narkotrafikantëve shqiptarë. Një goditje e tillë përkthehet automatikisht në mungesë fondesh për finacim kullash e qendrash tregtare në Tiranë.

Dogana, antidroga FIOD dhe policia holandeze po vazhdojnë të godasin me efikasitet narkotrafikantët shqiptarë. Këtë të premte më 7 shtator në një kontejner me banana ekuadoriane u zbuluan 350 Kg. kokainë e pastër. Kontejneri me kokainë dhe banane u kap në Portin e Vlissingen-it. Pritësit e kontejnerit ishin trafikantë shqiptarë. Rerkordi i deritanishëm i kapjes së kokainës për këtë port ishte vetëm 280 Kg. në vitin 2014. Sic duket organet ligjzbatonjëse holandeze u janë qepur më bukë në trastë narkosve shqiptarë. Për shak të sekretit hetimor nuk është bërë publike asnjë hollësi për numrin apo moshat e shqiptarëve të arrestuar në lidhje me këto 3 kuintal e gjysëm kokainë të kapur në Vlissingen.

Nuk shtë cudi, që me vazhdimin e të tilla goditjeve antidrogë të ketë vështirësi financimi edhe për kulla e objekte turistike jo vetëm në Tiranë, por edhe në territorin e Bashkisë së Durrësit.

V.O.

Fotot ilustruese të shkrimit janë të 350 kileve të kokainës kapur narkosve shqiptarë nga autoritetet holandeze./ Gazeta Impakt