Policia iu shkul mandarinat, revolta e dy fermerëve në Xarrë të Sarandës, S’kemi vjedhur, s’jemi marrë me drogë

Ditën e djeshme 15 punonjës të Bashkisë Konispol, Policisë Bashkiake dhe asaj të rendit kanë shkulur 250 rrënjë mandarinë në fshatin Xarrë, Bashkia Konispol. Në pamjet që vetë fermerja Margarita Jani ka xhiruar shihet përplasja e saj me forcat e rendit. Dy fermerët , burrë e grua kishin mbjellë ilegalisht mandarina në tokën e marrë me qira si kullotë për bagëtitë.

Familja Jani, të cilët kanë pranuar faktin se toka ku janë mbjellë mandarinat është kullotë dhe është e palejueshme të mbillet me mandarina, por sipas tyre, mungesa e parave ka sjellë shkeljen e ligjit. Koço dhe Margarita Jani kanë thënë se kanë mbjellë mandarina pasi të njëjtën gjë kanë bërë të gjithë banorët e zonës.

Erdha në mëngjes këtu në 10;30 dhe gjej Athinanë dhe policinë. E pyes çfarë bëni ju këtu? Iu thashë se nuk kam bërë asgjë të keqe, siç mbollën të tjerët, mbolla dhe unë. Duhet t’i shkulësh më thanë. Iu thashë që është gjynah t’i shkul. Erdhën policët e tjerë me punëtorët dhe i shkulën. Iu thashë që të mos i hiqnin por të më linin afat 2 ditë. Iu thashë që do t’ju zejë buka e fëmijëve të mi. Polici më mbajti nga duart, iu thashë “Doni të më përdhunoni”. S’di çfarë kam incizuar se ma hodhën tabletin në shesh. Më hodhën duart. Gjynah i madh për 150 rrënjë. Nuk kemi bërë gjë. Vjedhje s’kam, me drogë nuk jam marrë. Kam rritur 2 fëmijë me 10 mijë lekë të deleve. Dil dhe shiko tek stalla gjithë stivën e mbjellë pa leje. Iu luta të më linin 2 ditë kohë. U bë diçka e paparë. Më vranë dy fëmijë! Nuk di ç’të them, ndoshta ka lidhje dhe bindjet tona politike. S’di çfarë të them.

Ndërsa Koço Jani, ka qenë edhe më i irrituar dhe thotë se edhe po të ishte kanabis, policia e Shtetit s’duhet të ishte sjellë në mënyrën që u soll.

Ça ishte more? Hashash ishte? Na mor na, të tërbuar… Edhe hashash të ishte, nuk do bënit kështu. Shikoni more seç kanë bërë. Është turp more.

Burimi: Shqiptarja.com

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne