Bota

Policia izraelite arreston 5 palestinezë në Mesxhid Al-Aksa

Policia izraelite ka arrestuar pesë palestinezë, përfshirë dy punonjës të faltores së shenjtë Mesxhid Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e të arrestuarve gjendet Bedr Al-Rexhebi, rojë në Portën e Mëshirës në kompleksin e shenjtë, bëri të ditur zëdhënësi i Autoritetit të Vakëfeve Islame të Kudsit, Firas Dibs, i cili në një deklaratë me shkrim po ashtu njoftoi se dy nga të arrestuarit janë gra.

Dibs njoftoi se sot në mëngjes është arrestuar edhe Eshref Abu Rumejle, shef i kujdestarisë pranë Drejtorisë për Mbrojtjen e Mesxhid Al-Aksasë, pasi fillimisht është marrë në bisedë informative nga policia izraelite.

Zëdhënësi i Autoritetit të Vakëfeve tha se Abu Rumejle pritet të nxirret para gjykatës gjatë ditës së nesërme.

Sipas burimeve palestineze, policia izraelite sot në mëngjes arrestoi tre palestinezë në lagjen Isevije në Kudsin Lindor.

Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.

Sipas të dhënave të burimeve zyrtare palestineze, në burgjet e Izraelit ndodhen mbi 5.000 palestinezë, përfshirë 220 fëmijë dhe 500 të mbajtur nën masën e ashtuquajtur “burgim administrativ”.

Përmes “burgimit administrativ”, Izraeli privon palestinezët nga liria nga një deri në gjashtë muaj, duke u bazuar në informacione të shërbimit informativ. Ky lloj burgimi mund të zgjatet madje deri në pesë vite me vendim të gjykatësit ushtarak pa ngritur aktakuzë, në rast se merret vendim që personi i burgosur “përbën kërcënim për sigurinë e Izraelit”./ AA

OPINIONE