Policia izraelite arreston ministrin palestinez

Forcat e policisë izraelite kanë arrestuar ministrin e Çështjeve të Kudsit të Qeverisë së Palestinës, Fadi al-Hadami, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, policia izraelite ka arrestuar Hadami-n gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë bëhet e ditur se policia izraelite ka ushtruar kontroll në shtëpinë e ministrit dhe ka konfiskuar telefonin e tij celular.

Lidhur me ngjarjen policia izraelite ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne