Bota

Policia izraelite bastis Aksanë, ndalon qëndrimin e besimtarëve në xhami

Zëdhënësi i Autoritetit të Fondacioneve Islame në Jerusalem, Firas Dibs, bëri të ditur se policia bastisi faltoren e shenjtë pas namazit të teravive.

“Policët nxorën me forcë jashtë kompleksit dhjetëra myslimanë, të cilët donin të kalonin natën duke bërë adhurime në xhami”, tha ai dhe shtoi se akti në fjalë paraqet shkelje e nderit të Xhamisë al-Aksasë dhe goditje ndaj lirisë së kryerjes së riteve fetare.

Dibs theksoi gjithashtu se policia kishte ndaluar palestinezët nga qëndrimi në Aksa edhe natën e së enjtes dhe kishte marrë në pyetje drejtorin e Fondacionit të Xhamisë al-Aksasë, Omer Kisvani.

Xhamia al-Aksa ndodhet në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe është drejtimi (kibla) i parë myslimanëve.

Nën këtë kompleks, ku përveç Xhamisë së Kibles dhe Kupolës së Shkëmbit gjenden edhe muze, medrese dhe oborri i madh, hebrenjtë janë duke kryer gërmime me arsyetimin se aty “ndodhen rrënojat e Tempullit të Sulejmanit (Solomoni)”, duke pretenduar të drejtën për të kryer rite fetare në Aksa. / AA

OPINIONE