Bota

“Policia izraelite bën rrëmujë në Al Aksa”

Drejtori i Al Aksa-s, Sheiku Omer el-Kisvani, pas ngjarjeve të djeshme ku policia izraelite mbylli Harem-i Sherifin, tha se gjatë kërkimeve të tyre kanë bërë rrëmujë në Al Aksa.

Në një konferencë për media të organizuar në Jerusalem, drejtori i Aksa-s, Kisvani, tha se policia izraelite e ka lejuar atë të hyjë në Al Aksa vetëm për 15 minuta.

Duke vënë në dukje se në shoqërim me policinë izraelite kanë bërë shqyrtime brenda Aksa-s, sheiku Kisvani tha se “Al Aksa është në gjendje tërësisht të zbrazët. Kjo gjendje është një mesazhi i qartë për gjithë botën, Aksa po qan për gjendjen që po shihet si të arsyeshme për të. Forcat okupuese po e persekutojnë Al Aksa-n”.

Duke vënë në dukje se policia izraelite po dëmton gjithçka që ka në Aksa, Kisvani tha se “Oborret janë të zbrazëta, në çdo derë qëndron së paku një polic izraelit. Në klinikën e Aksa-s çdo gjë është gjuajtur në tokë, të gjitha dollapët në mexhid janë në gjendje të shkëputur. Kemi parë se edhe shumë dyer të dollapëve janë thyer. Kemi parë se edhe dyert i puseve janë të shkatërruar.”

Ai po ashtu u shpreh se “Drejtori i sigurisë së Al Aksa-s, tha se policia izraelite ka hyrë 5 herë në Kubbetu’s-Sahra. Kjo gjendje është një mesazh për botën arabe dhe islame. Muslimanët duhet t’i përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj Kiblës së parë të tyre. Al Aksa do t’i ankohet Zotit për ata të cilët nuk i përmbushin përgjegjësitë e tyre për Aksa-n”.

Duke rikujtuar se policia izraelite ka hyrë në Harem-i Sherif me justifikim se po kërkojnë armë, Kisvani tha se “Në Al Aksa nuk është gjetur asnjëherë armë dhe asnjëherë nuk do të arrijnë të gjejnë. Ata vetëm po mundohen që ta zgjasin kohën e mbajtjes së Aksa-s të mbyllur”.

“Do të vazhdojmë t’i falim namazet në vendet më të përafërta me Aksa-n”

S’ fundi duke iu bërë thirrje muslimanëve të Jerusalemit që ta mbrojnë Al Aksa-n, Kisvani tha se “Nga këtu iu bëj thirrje të gjithë atyre që kanë fuqi të vijnë në vendet përreth Al Aksa-s. Në Al Aksa nuk po falet namazi për pesë vakte dhe nuk po lexohet ezani. Ne nuk do ta lëmë të vetëm Al Aksan dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë dhe t’i falim namazet tona në vendet më të përafërta ku mund të mbërrijmë”, tha së fundi Kisvani.

Forcat izraelite të sigurisë dje vranë tre palestinezë në kompleksin e Al-Aksës të cilën e bllokuan, ndërsa nga trazirat humbën jetën edhe dy policë izraelitë.

Për herë të parë pas vitit 1967 muslimanëve nuk u lejua të falin namazin e xhumasë në Al-Aksa. Sipas paralajmërimeve të Qeverisë izraelite, bllokada e Al Aksës do të zgjasë deri nesër.

Ndërkaq, pas mbylljes së xhamisë Al-Aksa në Jerusalem, qindra palestinezë dje falën namazin e xhumasë, jashtë mureve të Qytetit të Vjetër, konkretisht kompleksit Al-Aksa./ AA

OPINIONE