Policia izraelite godet imamin e xhamisë Al-Aksa pas namazit

Imami i Xhamisë Al-Aksa, Sheikh Ikrima Sabri, u plagos të martën nga një plumb plastik pasi u lut jashtë portës së xhamisë, sipas personelit mjekësor palestinez.

Imami sapo kishte mbaruar drejtimin e namazit të darkës kur policia izraelite u përpoq të shpërndante me forcë adhuruesit, duke lënë shumë të lënduar, disa prej tyre seriozisht, sipas Gjysmëhënës së Kuqe palestineze.

Sabri u dërgua në spitalin Al Maqassid në Jeruzalemin lindor dhe gjendja e tij nuk është zbuluar.

Të shtënat ndodhën vetëm disa orë pasi Rafaat al-Herbaëi, 30 vjeç, u vra gjatë protestave në xhami, ndërsa tensionet u rritën në të gjithë Bregun Perëndimor të uzurpuar në mënyrë të paligjshme pasi Izraeli instaloi detektorë metalikë në hyrje të xhamisë Al-Aksa pas një përplasjeje me armë të premten që la pesë të vdekur.

Më shumë se 300 palestinezë janë vrarë në sulmet e pretenduara ndaj izraelitëve ose në përleshjet me forcat izraelite që nga tetori i vitit 2015, sipas të dhënave palestineze.

Autoritetet izraelite thonë se gati 50 izraelitë janë vrarë në sulmet nga palestinezët gjatë së njëjtës periudhë.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në Islam pas qyteteve të shenjta të Mekës dhe Medinës. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne