Policia izraelite lejon hyrjen e hebrenjëve në Al Aksa

Policia izraelite ka lejuar një numër të madh të kolonëve hebrenjë që të hyjnë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Zyra e Fondacionit Islam në Jerusalem konfirmuan se në orët e mëngjesit policia një numri të madh të hebrenjëve u lejoi të hyjnë në kompleksin e Al-Aksa-s.

Ministria palestineze e Punëve të Jashtme dënoi këtë akt. “Hyrja e hebrenjëve në kompleksin Al-Aksa është një pjesë e politikës së qeverisë izraelite”, theksuan ata.

Hyrjen e hebrenjëve e karakterizuan si provokim të hapur ndaj palestinezëve dhe muslimanëve. Hebrenjët sot shënojnë ditën e dytë të festës së madhe të Pesahas, me të cilën kremtohet çlirimi nga robëria egjiptiane.

Policia izraelite një ditë më herët nga Al-Aksa ka larguar 23 palestinezë nën arsyetimin se “kanë pasur ndërmend që të prishin rendin”. Për muslimanët Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë, ndërsa nga ana tjetër hebrenjët konsiderojnë se në këtë vend dikur kanë ekzistuar dy tempuj hebrenj.

Ky vend shpesh është bastion i përleshjeve të dy grupeve fetare veçmas për arsye se izraelitët në të shumtën e rasteve në kompleksin vijnë me shoqërim të policisë izraelite.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne