Policia izraelite mbyll dyert e xhamisë Al-Aksa

Policia izraelite ka mbyllur të gjitha dyert e kompleksit të xhamisë Al-Aksa dhe ka ndaluar adhuruesit të hyjnë brenda saj.

Duke folur për AA, Shejh Omar al-Kiswani, drejtor i xhamisë Al-Aksa të Kudsit Lindor, tha se, “Mbyllja e dyerve të xhamisë Al-Aksa, që përsëritet, është e papranueshme dhe autoritetet izraelite duhet të ndalojnë menjëherë këtë qasje, e cila është kthyer në politikë”.

Dëshmitarët okularë thanë për AA se policia izraelite arrestoi një palestinez në oborrin e xhamisë.

Nga ana e saj, policia izraelite në një njoftim tha se një përpjekje për të kryer sulm me thikë u zhvillua në Qytetin e Vjetër të Kudsit. Ajo pretendoi se arrestoi individin që u përpoq të kryejë sulmin, pa dhënë detaje të tjera./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne