Policia izraelite mëson klasën e 5-të si të qëllojë një “terrorist”, pra, palestinezët që kanë pushtuar

Policia izraelite është filmuar gjatë inskenimit të një operacioni të shtënash kundër një “sulmuesi” përpara një grupi nxënësish të klasës së pestë. Prindërit u shokuan nga kjo gjë, ndërsa policia e justifikoi atë si forcimin e “ndjenjës së sigurisë të fëmijëve”.

Katër oficerë policie me armë shihen teksa hipin në dy motoçikleta me sirena të ndezura, të cilët qëllojnë kur i afrohen “terroristit”. Videoja e postuar në mediat sociale tregon grupe fëmijësh të ulur në bar teksa ata shikojnë skenën.

Policët largohen nga motoçikletat dhe vazhdojnë të shtënat për 13 sekonda – madje edhe pasi objektivi është shtrirë në tokë – për t’u “siguruar që ai [terroristi] ka vdekur”, raporton gazeta Haaretz.

Publiku i ri thuhet se u paralajmërua paraprakisht për të shtënat e armëve, sipas mediave izraelite.

Pas përfundimit të operacionit dëgjohen duartrokitje. Sidoqoftë, prindërit nuk ishin aq të lumtur me shfaqjen.

“Fëmijët nuk duhet të ekspozohen ndaj shfaqjeve të vrasjeve dhe terrorit”, tha kreu i Shoqatës Kombëtare të Prindërve, Paz Cohen, cituar nga Times of Israel, duke shtuar se “gjykimi pas kësaj shfaqjeje është tronditës”.

Një prind që e pa shfaqjen me sytë e tij e quajti ngjarjen si “shumë të dhunshme” dhe të papërshtatshme për fëmijët.

“A iu ka ikur mendja atyre? Është thjesht marrëzi, kjo shfaqje e hapjes së zjarrit. A nuk mund të sillni një polic trafiku për të treguar se si ai i jep një gjobë një shkelësi – a duhet ata të shohin se si çmontohen armët?”, tha një baba për Haaretz. “Kjo kryesisht i frikëson fëmijët,” shtoi ai.

Kryetari i bashkisë së Ramat Hasharonit, Avi Gruber, e dënoi incidentin duke thënë se a ishte krejt i papërshtatshëm pas incidentit të vitit të kaluar që përfshinte një ushtar izraelit që vrau një sulmues palestinez të gjymtuar.

“Nën dritën e incidentit të Elor Azarias, nuk mund të ndodhë që vetë Policia e Izraelit të shfaqë një situatë në të cilën një njeri po bie në tokë dhe po qëllohet në këtë mënyrë”, tha kryetari i bashkisë për Haaretz.

Megjithëse policia kërkoi falje në një telefonatë, sipas Gruber, një zëdhënëse e policisë e vlerësoi shfaqjen si një mënyrë për të “forcuar ndjenjën e sigurisë të fëmijëve” gjatë një interviste në TV lokal.

“Shfaqja forcon ndjenjën e sigurisë të fëmijëve [nën dritën e] realitetit në të cilin jetojmë në Izrael”, thuhet në Times of Israel. “Fëmijët e dinë se Policia e Izraelit na mbron të gjithëve.”

Forcat izraelite të sigurisë janë përballur vazhdimisht me akuzat për përdorimin e dhunës së tepruar ndaj palestinezëve. Në një incident të kohëve të fundit, një vajzë palestineze 16 vjeçare u qëllua nga policia izraelite, pasi sipas tyre po përpiqej të kryente një sulm me thikë në Jeruzalem të dielën. Në mars, një djalë tetë-vjeçar palestinez u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë nga ushtarët e IDF-së për hedhje gurësh. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne