Policia izraelite sërish arreston guvernatorin e Kudsit

Policia izraelite ka arrestuar guvernatorin e Kudsit, Adnan Ghaith, të lidhur me administratën e Palestinës.

Në deklaratën nga Qendra e Informacionit, Wadi Hilweh me qendër në Kuds bëhet e ditur se policia izraelite e ndaloi me forcë Ghaith-in nga shtëpia e tij në lagjen Silvan të Kudsit Lindor, pas një bastisjeje.

Ghaith u arrestua për të tretën herë brenda këtij viti. Ai ishte arrestuar edhe në muajt prill dhe maj nga policia izraelite.

Kudsi mbetet në qendër të konfliktit disa dekadash në Lindjen e Mesme, ku palestinezët shpresojnë që Kudsi Lindor, i okupuar nga Izraeli që nga viti 1967, një ditë të bëhet kryeqyteti i një shteti palestinez.

E drejta ndërkombëtare vazhdon ta cilësojë Kudsin Lindor së bashku me tërë Bregun Perëndimor si “territore të okupuara” dhe i konsideron të gjitha ndërtimet e vendbanimeve hebraike atje si të paligjshme./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne