Policia izraelite sulmoi besimtarët në Al-Aksa

Policët izraelitë që ndodheshin në Portën e Magrebit, e cila gjendet në pjesën perëndimore të xhamisë Al-Aksa, që ndodhet në Qytetin e Vjetër të pushtuar të Jerusalemit Lindor, pas namazit të xhumasë ndërhynë ndaj besimtarëve me gaz lotsjellës dhe bomba fugase.

Qindra palestinezë të mbledhur para Portës së Magrebit hodhën parulla në formën: “Jemi gati të japim jetën dhe gjakun tonë për ty al-Aksa”.

Deri më tani nga sulmi i policisë izraelite, e cila me veprimet e bëra shkeli nderin e xhamisë Al-Aksa në përvjetorin e parë të fitores së saj, janë plagosur dy palestinezë.

Policia izraelite hodhi bomba fugase në xhaminë e Kiblesë, ku ishin strehuar palestinezët gjatë ngjarjeve, dhe mbylli hyrjet.

Ndërsa policia përpiqet të boshatisë Xhaminë Al-Aksa, palestinezët kundërpërgjigjen me fishekzjarre./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne