Policia izraelite u vërsulet muslimanëve në Al-Aksa me gaz lotsjellës

Policia izraelite sot në mëngjes i është vërsulur një grupi të muslimanëve në kompleksin e Al-Aksës duke përdorur sasi të madhe të gazit lotsjellës dhe bomba zhurmuese, raporton Anadolu Agency (AA).

Një grup i fanatikëve hebrenjë mëngjesin e sotëm, në shoqërim të policisë izraelite ka hyrë në kompleksin e Al-Aksës në pjesën e vjetër të Kudsit Lindor.

Në kompleks u mblodh një grup muslimanësh që kundërshtonte futjen e hebrenjve fanatikë, ndaj të cilëve u përdor gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese.

Dëshmitarët okularë për AA thanë se policia izraelite ka rrahur muslimanët e mbledhur dhe se me gaz lotësjellës dhe bomba zhurmuese gjuante ndaj muslimanëve që fshiheshin. Policia izraelite me forcë mbylli derën e xhamisë ku fshiheshin muslimanët.

Zëdhënësi i vakëfit islam në Kuds, Firas Dibs njoftoi se policët izraelitë kanë rrahur Halil et-Terhun, rojen dhe kujdestarin në kompleksin Al-Aksa.

Ai tha se policia izraelite nuk iu ka lejuar punonjësve shëndetësorë t’i ofrojnë ndihmë Terhunit, duke shtuar se më pas një nga rojet e Al-Aksës, Isam Najib, u privua nga liria.

Dibs po ashtu tha se në kompleksin Al-Aksa sot në mëngjes kanë hyrë mbi 850 hebrenjë radikalë.

Në kompleksin e Al-Aksës ndodhet dhe fotoreporteri i AA i cili raporton se një numër i madh palestinezësh janë mbledhur në Al-Aksa dhe se tensionet janë në rritje për shkak të ardhjes të hebrenjve radikalë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne