Policia jep detaje për arrestimin e dy personave që dogjën flamurin e Turqisë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë, pasi të njëjtit në rrjetet sociale kanë publikuar video duke e djegur flamurin e Turqisë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.

Podrimaj ka thënë se policia ka arrestuar personat menjëherë me të marrë informatën në lidhje me incidentin.

Të njëjtit persona pas arrestimit janë intervistuar, dhe janë shoqëruar me prokurorin për hetime rajonale.

“Po, personat që kanë djegur flamurin turk janë arrestuar dje. Arrestimi i tyre ka ndodhur dje, menjëherë pasi e kemi marrë informatën për incidentin e ndodhur. Të njëjtit persona i kemi shoqëru në konsultim me prokurorin për në hetime rajonale. Këtu janë intervistu dhe krejt procedurat konform ligjit janë kryer. Tash lënda kompletohet shkon në prokurori. Personat janë liruar pas intervistimit me urdhër të prokurorit”, ka thënë Lirie Podrimaj.

Baki Beqiraj dhe Arsim Beqiraj dy personat e dyshuar për diegien e flamurit të Turqisë një ditë më parë.

Ata kishin djegur flamurin turk, në shenjë mbështetje te ekstremistit katolik Gjergj Dedaj, i cili kishte thënë se Turqia dhe Serbia, synojnë që përmes vartësve të tyre të kthehen sërish në Kosovë.

Burimi: Koha islame

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne