Policia jep detaje për atentatin ndaj 29-vjeçarit në Vlorë

Policia e shtetit ka dhënë detaje për atentatin e ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Vlorës ku u vra pronari i një lokali të njohur në këtë qytet.

Sipas uniformave blu ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia” tek ish-kombinati i peshkut.

I vrarë ka mbetur Vasil Dervishaj, 29 vjeç, banues në Mavrovë të Vlorës.

Policia thotë se janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorit.

“Një grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit” – thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se në momentin e vrasjes, viktima ishte duke udhëtuar me një makinë tip Ford me tarha italiane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne