Policia jep detaje për incidentin e fëmijëve në pishinë

Sot rreth orës 15:30, tek një hotel i pajisur me pishinë, në rrugën e Elbasanit, janë dëmtuar 7 fëmijë, të cilët ndodhen në S.Q.U., për një mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake, thotë policia,  fëmijët e dëmtuar kanë qënë në rradhë duke pritur tek dërrasa e trampolinës për të kryer rrëshkitjen drejt pishinës, por dërrasa është thyer duke sjellë rrëzimin e fëmijëve të cilët kanë rënë mbi njëri tjetrin.

Fëmijët janë të grup moshës 14-16 vjeç dhe nuk janë të organizuar nga shkolla apo ndonjë aktivitet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne