Policia kallëzon në prokurori PD-në: Të hetohet për pengim të zgjedhjeve në Kavajë

Të enjten pasdite në protokollin e prokurorisë së kryeqytetit ka mbërritur kallëzimi i policisë përmes të cilit kërkohet të hetohet për dyshimet se në datën 7 maj do të pengohen zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Kavajës.

Si material referues policia ka përcjellë qëndrimin publik të opozitës për mbajtjen e një proteste kombëtare që do të nisë në datën 6 maj dhe të zgjasë edhe gjatë ditës së votimeve në Kavajë. Gjithashtu për të njëjtin fakt policia i ka referuar prokurorisë edhe deklaratën publike të kryedemokratit Lulzim Basha të dhënë në çadër në datën 10 prill.

Kallëzimi thonë burimet është pa emër ndërkohë që dosja i ka rënë për t’u shqyrtuar prokurorit Enklid Gjini. Siç thonë burimet, referimet janë bërë për dy vepra penale, për pengim i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese neni 325 dhe thirrje publike për veprime të dhunshme neni 223.

Por ndërsa policia po përgatitet për planin e masave sipas detyrimeve që përcakton kodi zgjedhor, e gjendur në një situatë të pangjashme policia e shtetit ka vënë në dijeni edhe prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla mbi thirrjet për bllokimin e zgjedhjeve në Kavajë../ Javanews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne