Policia ‘kap mat’ shoferët problematikë gjatë natës, radari tregon se kanë ecur me 162 km/h

Policia Rrugore ka vijuar me monitorim në rrugët kryesore në Tiranë dhe gjatë kësaj fundjave. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 9 shoferë janë kapur duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara dhe u është marrë patenta.

Sipas bluve të Tiranës, shumë shoferë janë kapur duke udhëtuar me shpejtësi deri në 162 km/h, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të të tjerëve. “Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm shton policia.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijojnë kontrollet👮♂🚔 parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me rrisk, për shkak të shpejtësisë dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve. 152 km/h – 162 km/h në aksin Sauk – Teg, prej orës 20:00 deri në 24:00, 🛣✈✈kur fluksi i mjeteve në lëvizje është pothuaj i plotë. Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm

Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë 📸, në 4 orë, janë konstatuar dhe pezulluar 9 patenta për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe janë marrë 12 masa administrative për shpjetësi por pa masë plotësuese atë të tërheqjes së patentës. Shpejtësi që varionte deri në 162 km/h , rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore🚑 dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Rruga 🛣është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj. Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës🚑. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bëni statistike rrugore🚑. Familja🏠 ka nevoje për ju, patenta ju duhet, ajo është mjet jetik, mos ja dorëzoni policit por shfrytëzojeni për të mirën e vetes dhe familjes dhe këtë e arrini vetëm me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Partullimet gjatë natës në fundjavë, vijojnë prej shumë muajsh dhe situata vijon të mbetet e njëjtë. Policia në njoftimet e saj publike tregon se çdo fundjavë kapen shoferët problematikë, ku në disa raste radari ka kapur dhe makina që udhëtonin deri në 200 km/h./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne