Policia kontroll te gazeta ‘Koha Jonë’ shoqëron botuesin Nikoll Lesi

IRANE-Botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi është shoqëruar në policinë e kryeqytetit pasditen e djeshme.

Efektivët e policisë së Tiranës ushtruan një kontroll nëse kishte leje për vendosjen e një shkalle metalike në godinën ku është vendosur redaksia.

Nikoll Lesi ka deklaruar se gjithçka ka qenë me leje të rregulluat nga Bashkia e Tiranës dhe shkalla është vendosur për emergjencën e punonjësve dhe gazetarëve në rast zjarri, por policia e ka shoqëruar në komisariatin nr. 2.

Pas verifikimeve që u bënë në komisariat për lejen e shkallës, Lesi është lënë i lirë, ndërsa akuzon se ngjarja ka sfond politik.

Reagim inatçor i njerëzve të kryeministrit Rama pas shkrimeve kritike ndaj qeverisë dhe zyrtarëve të korruptuar të administratës ekzekutive.

Një kujtesë për kryeministrin Rama: Gazeta “Koha Jone” ka provuar e përballuar dhunën dhe djegien e pushtetit të ish-presidentit Berisha si dhe presionin dhe gjyqet e ish-kryeministrit Nano.

Ndaj kujdes zoti Edi Rama, pasi dikur keni qenë edhe vetë gazetar dhe analist i kësaj gazete të lirë.

Kështu e filluan marrjen e pushtetit edhe Berisha (1992-1997) dhe Fatos Nano (2003-2005), me sulm direkt dhe që në fillim ndaj gazetës së parë të lirë në Shqipëri, por u rrëzuan…” shprehet Nikolla Lesi pas ngjarjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne