Policia ndalon kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi (FOTO)

Telashe këtë të shtunë për kryebashkiaken demokrate të Shkodrës, Voltana Ademin.

Ademi ka shkelur në mënyrë flagrante rregullat, pasi automjeti privat që ishte në dispozicion të saj është futur në zonën e pedonales, ku gjatë fundjavës është i ndaluar qarkullimi i makinave.

Siç duket edhe në këto imazhe të siguruara nga Shkodra.News, makina e zonjës Ademi është ndaluar nga patrullat e policisë së shtetit. Pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit.

Ndërkohë zonja Ademi shfaqet duke nxituar për të hipur në automjetin që po e priste. Qytetarja e parë e Shkodrës duhet të jetë e para që jep shembujt e zbatimit të ligjit, por në këtë rast s’mund ta themi këtë për zonjën Ademi./ShkodraNews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne