Policia ska çu bën të fortëve që ikin në drejtim të paditur, “mbyt” në gjoba shoferët e Tiranës

ide | kryesore

Të fortët ikin në drejtim të paditur, policia “mbyt” në gjoba shoferët e Tiranës

Pasi dështimit të turpshëm përballë të fortëve të Elbasanit, pasi la të ikin atentatorët e Vlorës që plagosën një fëmijë 8 vjeç dhe pas breshërive të Kallashnikovit në Lushnjë që vranë dy të rinj, policia i jep kurajo vetes me fushatat e gjobave në Tiranë.
1556 gjoba nuk kanë asnjë shpjegim tjetër, veç krizës që po kalojnë uniformat blu në luftën përballë krimit. Frustrimi që i krijojnë atentatet dhe vrasjet e pazbuluara, mund të jenë shkak për këtë ashpërsi të sjelljes së policisë me qytetarët në Tiranë, ku nuk mungojnë edhe arrestimet.
131 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit
93 masa për mospërdorim të kaskave mbrojtëse
189 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
52 masa për shpejtësi tej normave të lejuara
104 masa për parakalim të gabuar
11 masa për shkelje të semaforit
10 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme.
Janë pezulluar 78 leje drejtimi, nga të cilat:
52 për shpejtësi tej normave të lejuara
10 për pije alkoolike
16 për shkelje të tjera.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne