Policia turke arreston 29 terroristë të dyshuar për bashkëpunim me ISIS

Mediat qeveritare turke njoftojnë për arrestimin e 29 terroristëve të dyshuar për bashkëpunim me ISIS.

Policia turke ka arrestuar të paktën 29 terroristë të dyshuar për lidhje me grupin terrorist ISIS. Sipas këtij raporti, 22 nga të arrestuarit janë shtetas të huaj. Nuk janë zbuluar më shumë të dhëna në lidhje me kombësinë e të arrestuarve. Këta persona janë arrestuar në 20 rajone të Stambollit. Thuhet se të arrestuarit më parë kanë marrë pjesë në akte terroriste të kryera nga ISIS në Siri dhe tani synonin kthimin e tyre në këtë vend.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne