Policia turke sekuestron 18.1 gramë Californium kontrabandë. Materiali përdoret për bomba bërthamore

Autoritetet turke raportojnë se kanë sekuestruar 18.1 gram Californium radioaktiv, material që përdoret në prodhimin e armëve bërthamore dhe në reaktorë bërthamorë. Vlera e materialit të kapur shkon në 72 milionë dollarë dhe ajo u kap nga policia kriminale dhe antitrafik në një makinë në rajonin Detit të Zi.

 

Mediat raportojnë se sasia e kapur i është dërguar për analiza të mëtejshme Autoritetit Turk për Energjinë Atomike.

 

burimi:/respublica

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne