Policia ushtarake ruse filloi patrullimet në veri të Sirisë

Në përputhje me memorandumin e mirëkuptimit të arritur midis Turqisë dhe Rusisë, policia ushtarake ruse realizoi patrullim e parë në veri të Sirisë.

Në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë thuhet se në përputhje me memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar mes Turqisë dhe Rusisë më 22 tetor 2019 në Soçi policia ushtarake ruse të mërkurën për herë të parë kreu patrullime në veri të Sirisë në zonë e përcaktuar më parë.

Në pikën e 5-të të memorandumit të mirëkuptimit të arritur mes Presidentëve Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin thuhet: “Duke filluar nga ora 12:00 e mesditës së 23 tetorit 2019, policia ushtarake ruse dhe rojat kufitare siriane do të hyjnë në anën siriane të kufirit turko-sirian, jashtë zonës së operacionit “Burimi i Paqes”, për të lehtësuar tërheqjen e elementeve të YPG-së dhe armët e tyre në një thellësi prej 30 km nga kufiri turko-sirian. Ky veprim duhet të përfundojë brenda 150 orëve. Në atë moment, patrullimet e përbashkëta ruso-turke do të fillojnë në perëndim dhe në lindje të zonës së Operacionit “Burimi i Paqes” me një thellësi prej 10 km, përveç qytetit Kamishli”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne