Politikanët e Ontarios dënojnë ligjin e Kebekut që i detyron qytetarët të zbulojnë fytyrat

TORONTO – Politikanët e Ontarios morën të enjten hapin e pazakontë të përdorimit të kohës në legjislaturë për të dënuar njëzëri një ligj të miratuar nga Kebeku që u ndalon pefitimin e shërbimeve publike personave me fytyrë të mbuluar.

Kryeministrja Kathleen Wynne tha se Ontario dhe Kebek kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë pune, por për këtë çështje ata në thelb nuk pajtohen.

“Liria fetare është pjesë e identitetit tonë,” tha ajo. “Duke detyruar njerëzit të zbulojnë fytyrat e tyre kur ngasin autobusin, duke i ndaluar gratë që të mbajnë një nikab kur të marrin një libër nga biblioteka, vetem se do të na ndajnë nga njeri tjetri”.

Legjislacioni në mënyrë disproporcionale do të prekë gratë, duke përfshirë edhe personat që ndonjëherë ndihen të diferencuar dhe do i shtyjë ata në izolim të mëtejshëm, tha Wynne.

“Ne i kemi, do të vazhdojmë ti kemi dhe do luftojmë për cështjet e vështira që vijnë nga diversiteti”, tha ajo. “Nuk është gjithmonë e lehtë, por kjo është ajo që e bën të rëndësishme. Nëse besojmë se ndryshimi është në të vërtetë forca jonë, atëherë le të bëjmë punën për të kuptuar njëri-tjetrin dhe jo vetëm të tolerojmë njëri-tjetrin, por ta duam njëri-tjetrin për shkak të dallimeve tona”.

Ligji i Kebekut ndalon mbajtjen e mbulesave në fytyra për njerëzit që japin ose marrin shërbime nga shteti dhe ofron një kornizë që përshkruan se si autoritetet duhet të pranojnë kërkesat për strehim bazuar në besimet fetare.

Kryeministri i Kebekut, Philippe Couillard e ka mbrojtur ligjin duke thënë se është e nevojshme për shkaqe që lidhen me komunikimin, identifikimin dhe sigurinë.

Kritikja e çështjeve të grave në Ontario, Peggy Sattler, i kundërshtoi këto justifikime.

“Megjithë paraqitjen e neutralitetit fetar, legjislacioni i Kebekut duket se shënjestron kryesisht gratë muslimane që mbajnë nikab ose burka,” tha ajo. “Ky projektligj nuk ka të bëjë me sekularizmin apo sigurinë publike, prandaj nuk mbështetet në shumicën e rasteve nga komunat në Kebek dhe ka gjasa të pazbatueshme”.

Konservatorja progresiste Lisa MacLeod i bëri thirrje qeverisë liberale të Ontarios për të marrë pjesë si ndërhyrëse në çdo sfidë të legjislacionit.

“Shprehja e lirisë kurrë nuk forcohet kur përpiqemi ta kufizojmë atë tek të tjerët,” tha ajo. “Të gjithë kanadezët kanë një të drejtë ligjore për besimet e tyre fetare, duke përfshirë edhe provincën e Kebekut”.

Kryeministri Justin Trudeau ka thënë se nuk është roli i Otavas për të sfiduar ligjin e Kebekut por vuri në dukje se ai beson se karta e të drejtave dhe lirive vlen për të gjithë./ gazeta Impakt

burimi:ca.news

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne