Politikanët izraelitë mbështesin YPG/PKK-në

Në vazhdën e paralajmërimeve për një operacion të mundshëm të Turqisë në lindje të Eufratit në veri të Sirisë, disa deputetë izraelitë kanë shprehur mbështetje për organizatën terroriste YPG/PKK, transmeton Anadolu Agency (AA).

Teksa kryeministri Benjamin Netanyahu dhe anëtarët e kabinetit të tij kanë ruajtur heshtjen lidhur me operacionin e mundshëm të ushtrisë turke dhe tërheqjen e trupave amerikane nga kufiri sirian, disa emra nga partitë opozitare kanë bërë deklarata në mbësthetje të YPG/PKK-së.

“Ne si popull i Izraelit, aktualisht po lutemi për popullin kurd të sulmuar nga Turqia”, është shprehur në Twitter Naftali Bennet, ish-ministër i Arsimit dhe deputet i aleancës së djathtë Yamina.

“Leksioni që do të nxjerrim nga kjo është shumë i thjeshtë: Izraeli gjithmonë do ta mbrojë veten. Shteti hebre asnjëherë nuk do ta lë fatin e vet në duar të të tjerëve, përfshirë edhe mikun tonë të madh SHBA-në”, ka shtuar Bennet.

Ndërkaq, Yair Lapid, deputet i aleancës Kaltër-Bardhë, e cila kryesoi në zgjedhjet e parakohshme të 17 shtatorit, ka shprehur po ashtu mbështetje për organizatën terroriste, duke cituar edhe kërcënimin e senatorit amerikan Lindsey Graham për “sanksione” kundër Turqisë.

“Unë i bashkohem thirrjes së miqve të mi, Lindsey Graham dhe Chris Van Hollen, për sanksione dhe pezullimin e anëtarësimit në NATO si kundërpërgjigje ndaj çdo sulmi të Turqisë ndaj kurdëve në veri të Sirisë”, ka thënë Lapid./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne