Politikanët shqiptarë qajnë për holokaustin në një kohë që izraeli bën gjenocid

Politikanët shqiptarë në garë për t`ju servilosur një vendi si Izraeli, që udhêhiqet nga një kryeministër të akuzuar nga ICC – Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Rënda si Netanyahu pikërisht për genocid ndaj palestinezëve, vendi që i strehoi kur Evropa i përndoqi dhe u quajtën viktima Holokausti. Sot këta viktima nuk janë më refugjatë apo investitorë në Palestinë, por janë konolizatorë. Pasi krijuan shtetin e tyre, sot pasardhësit e viktimave te mbijetuara të holokaustit, po kryejnë genocid edhe më të dhimbshëm sec c`pretendojnë ata se Evropa ka kryer ndaj tyre në vendin që i priti. Lind pyetja politikanët shqiptarë që i bëjnë dhurata një shtet emigrantëve, sic po i bëjne bektashinjëve, a ekziston rreziku që këta izraelitë që i ftoni sot të strehohen këtu , nesër do të krijojnë shtet dhe shfarosin shqiptarët sic bënë me palestinezët? Apo kjo mundësi nuk ekziston sepse vetë kryeministri e ka nisur këtë fushatë përzënieje të shqiptarëve me metoda të tjera. Atëherë le të shijojmë atmosferën e `furceve`të politikaëve shqiptarë:

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, theksoi rëndësinë e kujtimit dhe nderimit të viktimave të një prej kapitujve më tragjikë të historisë njerëzore. Po ashtu, ministri kujtoi se në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), ka nisur ndërtimi i Muzeut Hebraik në Vlorë. Ky muze do të shërbejë për të ndriçuar lidhjet historike dhe të jashtëzakonshme mes shqiptarëve dhe komunitetit hebre, duke sjellë në pah traditat e solidaritetit dhe humanizmit të shqiptarëve, si dhe lidhjet e tyre me hebrenjtë në nivel global.

Ndërkohë Presidenti i Republikës: Krimet e përbindshme të gjenocidit, holokausti ndaj hebrenjve, shfarosja e miliona njerëzve prej mizorisë dhe urrejtjes djallëzore ndaj njerëzve për shkak të besimit apo etnisë janë ana më e errët që rëndon përjetë ndërgjegjen e njerëzimit. Ne i përkujtojmë ato krime të tmerrshme në mënyrë që të mbeten në memorien tonë dhe të të gjithë botës si dëshmi e faktit se ku çon degradimi politik dhe verbimi pas ideologjive totalitare”, – shkroi Presidenti i Republikës në mesazhin e tij.

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka qëndruar dhe do të vijojë të jetë kundër antisemitizmit dhe islamofobisë, duke sjellë në vëmendje dhe situatën në Rripin e Gazës.

‘Ne duam që hebrenjtë dhe palestinezët të jetojnë në paqe si fqinjë në dy shtete sovrane, pa tunele terrori poshtë dhe askush nuk e vë në dyshim të drejtën e Izraelit për të ekzistuar. Popullit hebre i themi sot: Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia juaj. Ejani, vizitoni, investoni dhe le të ndërtojmë një të ardhme më të përbashkët të rrënjosur në shpresë dhe unitet’, shkruan Rama në një postim në aplikacionin X

Shqipëria ka miratuar rezolutën mbi Antisemitizmin, në tetor 2020.  Kjo e ka bërë Shqipërinë lidere rajonale në luftën kundër antisemitizmit, tha kryetarja e Kuvendit Eliza Spiropali

Pse më 27 janar?
Më 27 janar 1945 forcat e armatosura sovjetike, Ushtria e Kuqe, çliruan kampin nazist të përqendrimit dhe të shfarosjes Aushvic-Birkenau. Ushtarët gjetën disa të mbijetuar, rrënoja të dhomave të gazit, të vdekur dhe hirin e të vrarëve. Vetëm në Aushvic u vranë rreth 1,1 milion njerëz. Shumica e tyre, rreth 90 për qind, ishin hebrenj dhe Aushvici ishte vetëm njëri nga vendet e shumta të internimit dhe vrasjeve masive nga Gjermania naziste në Evropë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne