Politikanët shqiptarë statuse për Ermal Metën, gjithmonë gati të “vjedhin” nga suksesi i të tjerëve

Pas çdo lajmi që vjen nga jashtë Shqipërisë, ku dhjetëra të rinj shqiptarë fitojnë medalje dhe çmime në vendet ku ata jetojnë e punojnë, të parët që reagojnë janë politikanët shqiptarë, me dëshirën për të “vjedhur’ sadopak nga suskesi i tyre.

Mbrëmjen e djeshme shqiptari Ermal Meta, një kantautor nga Fieri, i cili e la Shqipërinë vite më parë, triumfoi, duke rrëmbyer çmimin e madh në Sanremo.

Ai u largua nga Shqipëria, ashtu si mijëra shqiptarë të tjerë. Por si gjithmonë kur një shtetas shqiptar shkëlqen në arenat e huaja, si në futboll, art, kulturë, e kudo tjetër, të parët që shkruajnë janë politikanët.

Këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as Ermal Meta.

I pari që reagoi për fitoren e Metës, ishte Sali Berisha, i cili ka një status thuajse për çdo gjë.

“Ermal Meta ngadhenjeu ne festivalin e Sanremos!
Ky eshte triumfi me i fuqishem ne jeten e ketij festivali. E fitoi nje i huaj dhe nje kengetar qe padrejtesisht po e skualifikonin per te mos fituar. Nje urim te perzemert fitimtarit miq, per suksesin e jashtezakoneshem. Urime!! Sb”

Fotografia e Sali Berisha

Pas statusit të Berishës, erdhi urimi më i çuditshëm, në historinë e urimeve në raste të tilla. Lulzim Basha, e lidhi fitoren e Ermal Metës, me bandat dhe krimin në Shqipëri.

“Në këto ditë të vështira kur banditët janë në krye të vendit, një kantautor i ri, Ermal Meta na fali gëzim duke triumfuar në Festivalin prestigjoz të San Remos. Triumfi i Ermalit na kujton se ka shqiptarë me talent, me energji që dinë të ecin përpara. Shqiptarë të ndershëm, krijues, të suksesshëm, njerëz të zotë dhe me vlera ka plot mes nesh, por pak bien sot në sy, sepse lajmet për Shqipërinë dhe shqiptarët i dominojnë zullumi, trafikantët dhe qeveritarët banditë.
Por e nesërmja i takon shumicës dërrmuese të shqiptarëve të ndershēm dhe me vlera. Triumfi i Ermalit është një përmendore e vlerave të vërteta të tyre.
E përgëzoj nga zemra Ermal Metën për çmimin e fituar me talentin dhe punën e tij, dhe i uroj për suksese të tjera më tej! Ky është modeli që na bën krenar dhe na frymëzon si shqiptarë!”

Fotografia e Lulzim Basha

Ende nuk ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili pritet të ketë edhe ai reagimin përkatës, për këtë ngjarje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne