Politikanët socialistë që erdhën nga Soros dhe kush përfiton nga multimiliarderi

“George Soros përfaqëson një filozofi politike. Kjo nuk është sekret. Unë nuk them që Edi Rama nuk është ndikuar nga filozofia politike e Sorosit dhe nuk është turp. Ai e pranon hapur këtë”, – tha Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë.

Edi Rama duket qartë që gëzon pëlqimin maksimal të George Sorosit. Në shtator të vitin 2013, ai ishte i ftuarve special në dasmën e George Sorosit. Gazeta britanike Telegraf, në artikullin e saj për miliarderin që martohej për herë të 3-të, përmend në mënyrë të vecantë Kryeministrin Rama, si i ftuar i veçant mes 500 të tjerëve në këtë dasmë.

Pas vitit 2005, kur Rama erdhi në krye të partisë socialiste, pati prurje të politikanëve të lidhur ngushtë në të kaluarën me fondacionin Soros. Po japim një listë më disa prej tyre.

Ndër të parët në listë pas Edi Ramës, është Erion Veliaj. Ai është politikani që e filloi jetën publike si lider i një organizate të financuar nga Soros. Më pas me hyrjen në politikë, ai e gjeti veten në krah të kryeministrit Rama shumë shpejt. Sot Veliaj, shihet si një figurë që kërkon të mbivendoset mbi Edi Ramën, megjithatë kjo mbetet për tu parë.

Figura të tjera në Partinë Socialiste, me lidhje direkte me Soros janë këta:

Arbian Mazniku – Anëtar i lëvizjes Mjaft dhe ish drejtor i institutit AXHENDA.

Englantina Gjermeni – ish anetare bordi, e fondacionit Soros, “Aleanca Gjinore për Zhvillim”

Milva Ikonomi, ish anetare bordi, Soros dhe drejtues e fondacionit Besa.

Mirela Kumbaro – drejtore program fondacioni Soros.

Elisa Spiropali – Levizja Mjaft.

Ditmir Bushati – Levizja Europiane në Shqipëri.

Valentina Leskaj – Ish anëtare bordi, Soros.

Besa Shahini – Nisma për stabilitet europian.

Gent Cakaj – Fondacioni Shoqëria e Hapur për Kosovën

Këta janë vetëm disa nga emrat e njerzve të Partisë Socialiste që në të kaluarën kanë pasur lidhje me Fondacion Soros. Qoftë lidhje të drejtpërdrejtë, apo edhe me përfitime fondesh nga projekte të ndryshme.

Por, aktivitetet e fondacionit Soros në Shqipëri në këto vite kanë qënë vërtetë të shumta. E përsëritëm edhe në fillim të dokumentarit janë plot 9200 grante të dhëna në këto 28 vite. Në këtë mënyrë, vështirë se gjen ndonjë forcë politike në Shqipëri që nuk ka krijuar në një moment lidhje me fondacionin Soros. /tch/

Edi Rama dhe Erion Veliaj, figura të ngritura nga Soros

Pas humbjes, Fatos Nano jep dorëheqjen si kryetar i PS. Nga votimet për kryetarin e ri të partisë më 9 tetor 2005 fitues doli Edi Rama.

Një muaj më pas vjen në Tiranë George Soros. Por këtë radhë vizita e tij bëri bujë të madhe mediatike. Aq shumë u transmetua në media kjo vizitë, sa edhe sot, mendohet gabimisht, se kjo ishte hera e parë e tij në Shqipëri.

Në këtë vizitë Soros bëri 3 takime kryesore: Me kryeministrin Berisha, kryetarin e Bashkisë Tiranë, Edi Ramën dhe Drejtuesin e Lëvizjes Mjaft, Erion Veliajn.

Takimi me Berishën ishte pa praninë e medias. Dhe sot nuk gjen dot as edhe një foto të vetme nga ai takim.

Ndërkohë e kundërta ndodhi në kampin tjetër. Të gjitha mediat ishin prezente kur Rama i dha çmim Soros, si qytetar Nderi i Tiranës.

Në takimin tjetër, që moderohej nga drejtuesi i Lëvizjes MJAFT të Erion Veliajt, Soros bisedoi me orë të tëra me 50 të rinj të shoqërisë civile.

Lëvizja “MJAFT” ishte në atë kohë mjaft e njohur për protestat e saj antiqeveritare. Por pak veta e dinin që kjo lëvizje ishte një projekt i financaur me paratë e fondacionit Soros. “Mjaft” u krijuar në vitin 2003 dhe u mendua si një projekt që do të zgjaste vetëm 4 muaj. Por duke parë popullaritetin që mori, ajo u kthye në një lëvizje me mbështetje të përhershme financiare.

Drejtuesi i saj Erion Veliaj, do ti ngjiste shumë shpejt shkallët e politikës dhe do të bëhej një nga figurat kryesore të partisë socialiste, në krah të Edi Ramës.

Nuk duhet shumë mend për të kuptuar se cilët ishin të preferuarit e Sorosit në politikën Shqiptare. Për më tepër Soros njihet si një njeri që mban qëndrime të hapura politike. Edhe në Amerikë ai nuk e fsheh asnjherë se cilin politikan mbështet dhe cilin kundërshton.

Kjo është në fakt e gjithë vorbulla me akuza e kundër-akuza, ku fillon në vitin 2005 e vazhdon sot e kësaj dite.

Kush merr dollarë nga Soros?

Tani le të ndalemi tek disa prej organizatave që kanë marrë para nga Soros. Rrjeti i tyre është shumë i gjërë. Disa vazhdojnë të ekzistojnë dhe disa të tjerë jo. Por ne po japim një listë me ato më kryesoret.

  1. ”Lëvizja Europiane në Shqipëri,
  2. “Qendra për studime parlamentare”,
  3. Lëvizja “Mjaft”,
  4. Partnerët e Shqipërisë,
  5. Instituti për demokraci dhe ndërmjetësim,
  6. Këshilli Zgjedhor i Shqipërisë “Respublika”,
  7. Instituti i mediave shqiptare,
  8. Instituti shqiptar i studimeve ndërkombëtare,
  9. Instituti shqiptar për studime bashkëkohore,
  10. Komiteti shqiptar i Helsinkit,
  11. Aleanca gjinore për zhvillim,
  12. Shoqata  “Refleksione”,
  13. Shoqata për popullsinë dhe zhvillimin,
  14. BIRN Albania,
  15. Open Data Albania,
  16. Open Spending Albania
  17. Qendra për përparimin e zhvillimit njerëzor (CUCHR).
  18. Platforma shqiptare për avokim të politikave,
  19. “Transparency International”- Shqipëri,
  20. Instituti “Agenda”,
  21. Instituti për menaxhim Lindje-Perëndim.
  22. Organizata “Lëviz Albania”
  23. Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome
  24. Shoqata “Fëmijët janë e ardhmja”
  25. “Instituti për Studime Politike”
  26. “Porta vendore”
  27. “Dhoma Zgjedhore”
  28. Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes

Këto janë vetëm disa nga organizatat që kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë fondet e Soros. Një pjesë e tyre janë shumë të dëgjuara, ndërsa pjesës tjetër pak njerëz ua dinë emrin.

Por, këtu vijmë tek një pikë e nxehtë debati rreth aktivitetit të Sorosit në Shqipëri. Duke qenë se shumica e projekteve që marrin këto fonde, kanë të bëjnë me qeverisjen, më ligjet dhe me institucionet shtetërore, dyshimet janë ngritur se përmes tyre Soros kontrollon politikën shqiptare.

Ndër vitet e para Soros ka financuar me letër shtypshkronje gazetën “Rilindja Demokratike” dhe në 16 korrik 1996 edhe gazetën “Koha Jone” me një kredi prej 135 mijë dollarësh, me interes zero, për të dalë në botim pasi qeveria Berisha e bllokoi daljen e saj për dy ditë rrjesht. Koha Jone ishte asokohe gazeta më e madhe e pavarur, e cila kritikonte qeverisjen e Berishës, shkruan tch.

Kush është financuar nga PD prej Soros?

Duke i hedhur një sy regjistrave të raporteve financiare të fondacionit, del në pah se njerëz të afërt të Partisë Demokratike kanë përfituar fonde dhe bursa studimi nga Soros.

Dokumentat tregojnë se në vitin 1994 Jamarber Malltezi, dhe Argita Berisha, dhëndri dhe vajza e Sali Berishës, kanë shkuar për trajnime falas në Gjermani me paratë e Sorosit. Shuma e shpenzuar për udhëtimin e tyre ka qënë 2332 dollarë.

Po këtë vit Klubi Studentor ‘Perla’ që drejtohej nga Malltezi dhe Argita Berisha, kanë bërë aktivitete trajnimi një javore me të rinj ambjentalistë. Dhe për këtë kanë marrë nga Soros, plot 7350 dollarë.

Por fondacioni ka pasur edhe programe partneriteti me universitete të ndryshme europiane për ti dhënë bursa studime studentëve shqiptarë. Në mes studentëve që kanë marrë këto Bursa, kanë edhe politikanë të njohur sot.

“Zoti Basha ka marrë bursë studimi në Hollandë. Zoti Taulant Balla ka marrë mbështetje, Grida Duma ka qenë në Universitetin për Europën Qëndrore dhe Lindore.  Zoti Gent Ibrahimi ka qenë në këtë Universitet”, tregon Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv, Soros.

Por le t’i referohemi përsëri raporteve financiare vjetore të Fondacionit.

Në vitin 1995, përmes fondacionit Soros, kanë studiuar falas në Universitetin e Utretit në Hollandë këta studentë:

  1. Aurela Isufi (sot Bashkëshortja e Lulzim Bashës) – në degën Arte dhe Shkenca Humane.
  2. Eris Hoxha – ish deputet i PD –  Shkenca Ligjore.
  3. Anila Peri- Gjeografi Politike.

Ndërkohë në vitin Viti 1996 lista shtohet edhe me 2 emra të tjerë:

Lulzim Basha dhe  Auron Cela.

Raportet janë me të njëjtët emra, deri në vitin 1998. Në raportin e këtij viti jepen edhe kostot e studimeve për secilin student. Secili prej tyre përfitonte 7324 dollarë. Që në 3 vite bëjnë afërsisht 22 mijë dollar2.

Në vitin 1999, Jamarbër Malltezi ka përfituar një bursë të pjesshme, prej 1500 dollarësh për studime në SH.B.A.

Po në vitin 1999, shoqata e Argita Berishës, “Perla” ka marrë fonde nga Soros për projektin ambjentalist “Njohja e Thesareve të Bregdetit” me vlerë 3870 dollarë.

Ndërsa në vitin 2000, sërish “Perla” e familjes Berisha, ka marrë 4900 dollarë me projektin “Pjesemarrje e Komunitetit në Nivel Lokal”.

Përsa i përket Bursave të studimit, duhet sqaruar se këto asnjëherë nuk janë dhënë për politkanë. Por janë dhënë për student shqiptarë.

“Asnjë politikan shqiptar nuk ka marrë bursë, nga fondacioni, bursë studimi flas. Ata që kanë marrë në atë kohë kanë qenë student. Ne nuk mund të parashikonim që ata do të vinin në politikë. Ky diskutimi i bursave është bërë absurditeti. Nuk lidhet me misionin e fondacionit. Ne japim bursa për studentët shqiptarë”, tregon Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv, Soros, shkruan tch.

Burimi: Top Channel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne