Politikani amerikan: Uashingtoni partner në krimet saudite kundër Jemenit

Një politikan amerikan e ka quajtur qeverinë amerikane partnere në krimet e regjimit saudit në Jemen.

Politikani konservator i Amerikës Patrick Buchanan shkroi në faqen e internetit ‘American Conservative’ se “Amerika është një partner në krijimin e tragjedisë humanitare në Jemen”. Buchanan shtoi se ajo që sauditët sot po bëjnë me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara kundër Jemenit është çnjerëzore dhe e pajustifikueshme. Sipas politikanit amerikan, pothuajse 90 për qind e ushqimeve, karburanteve dhe ilaçeve të Jemenit importohen dhe Arabia Saudite në bashkëpunim me SHBA-të e kanë bllokuar importimin e këtyre produkteve, ndërsa civilët jemenas e sidomos fëmijët, po vdesin nga uria dhe sëmundjet. Më shumë se një milion fëmijë jemenas vuajnë nga kequshqyerja dhe sëmundjet, si dhe një milionë të tjerë kërcënohen nga kolera, sipas raporteve të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), për të mos përmendur që më shumë se 17 milionë jemenas janë në prag të urisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne