Polonia kategorikisht refuzon pranimin e refugjatëve myslimanë nga Lindja e Mesme

Qeveria e Polonisë ka bërë të ditur sot se nuk është e gatshme të pranojë refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut sipas planit të BE.

Witold Waszczykowski, ministër i jashtëm i këtij vendi, të dielën në një intervistë me agjencinë ruse të lajmeve Ria Novosti ka thënë se Polonia është e gatshme të pranojë refugjatë nga rajone tjera të Evropës, por nuk është e gatshme të zbatojë planin e BE për pranimin e refugjatëve nga vendet e LM dhe Afrikës së Veriut. Ndërkaq edhe Gjermania pritet t’i rifillojë kthimet e azilkërkuesve mbrapsht në Greqi, edhe pse qendrat e pritjes atje janë të mbipopulluara dhe ka një mbingarkesë të madhe në procesin e të kërkuarit azil. Gjermania i ndali këto rikthime bazuar mbi vendimin e vitit 2011 të Gjykatës Kushtetuese të saj, por mundet që t’i rikthejë emigrantët mbrapsht bazuar mbi Konventën e Dublinit, të firmosur nga vendet e BE-së. Kjo konventë thekson se kërkesa për azil duhet të bëhet dhe të procedohet nga vendi ku emigrantët kanë hyrë për herë të parë në BE. Një ministër grek dhe zyrtarë gjermanë kanë folur për televizionin “ARD” në lidhje me këtë ndryshim të politikës së ndjekur nga Berlini zyrtar. Ministri grek i Emigracionit, Ioannis Mouzalas tha se Greqia ka rënë dakord të marrë mbrapsht disa azilkërkues si shenjë e vullnetit të mirë, kjo pasi ka pasur presione nga disa vende të BE-së për të bërë pikërisht diçka të tillë./ pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne