Bota

Polonia shënon 80-vjetorin e fillimit të L2B

Me rastin e shënimit të pushtimit gjerman të Polonisë, që shënoi edhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore, një tubim është mbajtur të dielën në Varshavë, ku morën pjesë edhe presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Në aktivitet morën pjesë edhe zv/presidenti i ShBA-ve Mike Pence, zv/presidenti i Turqisë, Fuat Oktay dhe drejtues nga shumë vende.

Ceremonia filloi me ekzekutimin e himnit kombëtar polak dhe ngritjen e flamujve në sheshin Pilsudski në Varshavë, që është një simbol i shkatërrimit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore që ka filluar më 1 shtator të vitit 1939.

Më herët gjatë ditës, në kohën e sulmit nazist ndaj Polonisë, u mbajtën ceremoni përkujtimore, ndërsa presidenti gjerman Steinmeier i kërkoi falje Polonisë për krimet e kryera nga forcat naziste.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, përkujtoi humbjet që pësoi vendi i tij gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe tha se është e nevojshme që të përsëritet kërkesa për dëmshpërblim ndaj Gjermanisë.

Që nga ardhja e tij në pushtet, për më shumë se tre vite Morawiecki ka paralajmëruar se do të kërkojë dëmshpërblim nga Berlini zyrtar, ndërsa autoritetet gjermane thonë se çështja e dëmshpërblimit për Luftën e Dytë Botërore është një çështje e mbyllur. (Anadolu Agency-AA)

OPINIONE