Polonisë mund ti hiqet e drejta e votës në BE, Varshava humb miliarda

Komisioni Evropian mund të nisë sot procesin e heqjes së të drejtës së votimit polak në BE, raporton Reuters duke iu referuar një zyrtari të BE-së dhe shton se Varshava mundet përveç kësaj, të humbë miliarda euro, të cilat i merr në formë ndihmash nga fondet e Unionit.

Reuters thotë se ky njoftim vjen në një kohë kur kulmuan tensionet disamujore midis Brukselit dhe Varshavës.

Qeveria gjermane tha se ky vend do të mbështesë Komisionin Evropian nëse do të nisë një proces kundër Polonisë në lidhje me reformat gjyqësore atje.

“Nëse një vendim i tillë vjen, ne do ta mbështesim atë,” tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Wolfe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne