Pompeo: Amerika dëshiron vazhdimësinë e bashkëpunimit me Turqinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se Turqia është një partner i NATO-s me të cilin qeveria e SHBA-ve dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin.

Pompeo i cili ndodhet në Singapor në kuadër të takimit të 51-të të ministrave të Jashtëm të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në një deklaratë për mediat tha se SHBA-të dhe Turqia janë partnerë të vlefshëm përkundër tensioneve në lidhje me çështjen e klerikut amerikan Andrew Craig Brunson, i cili po mbahet në paraburgim shtëpiak për kryerjen e veprave penale në emër të FETO-s dhe PKK-së.

Ai tha se në takimin me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu kanë biseduar për këto çështje. Pompeo tha se SHBA-të dhe Turqia, të cilat sipas tij, përkundër vështirësive po arrijnë të kenë bashkëpunim të afërt dhe të mirë, do të vazhdojnë bashkëpunimin në kuadër të Aleancës së NATO-s dhe në çështjet tjera.

“Turqia është një partner i NATO-s, me të cilin qeveria e SHBA-v dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin”, tha ai. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne