Pompeo bëri thirrje për të qëndruar kundër politikave shtypëse të Kinës ndaj turqve ujgurë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i bëri thirrje të gjitha vendeve të qëndrojnë përballë politikave shtypëse të Kinës ndaj turqve ujgurë në Rajonin Autonom Ujgur të Sincan-it.

Në mbledhjen e zhvilluar me ministrat e Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Kirgizisë, Taxhikistanit, Turkmenisë dhe Uzbekistanit, Mike Pompeo bëri të ditur se duhet vazhduar puna e përbashkët në luftën kundër terrorit.

Ai i bëri thirrje të gjitha vendeve për të qëndruar përballë politikave shtypëse të Kinës ndaj turqve ujgurë dhe shtoi: “Vlen të themi se fushata shtypëse e Kinës në Sinxhan nuk është në lidhje me terrorizmin, por është një nismë për të fshirë besimin mysliman dhe kulturën e qytetarëve të vet (ujgurëve)”./TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne