Bota

Pompeo: Irani përgjegjës për sulmet në Arabinë Saudite!

Sekretari amerikan i Shtetit, të shtunën natën, pa dhënë asnjë provë, akuzoi Iranin se është përgjegjës për sulmet ndaj objekteve të naftës në Arabinë Saudite.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Mike Pompeo në një postim në Twitter u bëri jehonë akuzave të pabaza kundër Republikës Islamike të Iranit, duke pretenduar se Teherani ishte pas sulmeve të dronëve jemenas kundër objekteve saudite të naftës.

Por zyrtarët jemenas i kanë mohuar vazhdimisht këto pretendime duke theksuar se fuqia mbrojtëse e ushtrisë jemenase është plotësisht indigjene dhe po rritet dita ditës pavarësisht rrethimit të të imponuar nga regjimi saudit. Ndërkohë, senatori amerikan i linjës së ashpër Lindsey Graham ka thënë se SHBA duhet të mendojë për të bombarduar rafineritë iraniane të naftës, nëse Teherani vazhdon të forcojë pasurimin e tij bërthamor në shkallë më të lartë. “Tani është koha që SHBA të mendojnë një sulm ndaj rafinerive iraniane nëse ata vazhdojnë provokimet e tyre, ose rrisin pasurimin bërthamor,” tha të shtunën ligjvënësi veteran republikan nga Karolina e Jugut në një postim në Twitter.

Tashmë është një zakon i ligjvënësve amerikanë të financuar nga grupet e fuqishme të lobeve pro-zraelite në Amerikë të kritikojnë ashpër Iranin ose të sponsorizojnë masa legjislative kundër Republikës Islamike për të dëshmuar besnikërinë e tyre ndaj regjimit të Izraelit./parstoday

OPINIONE