Pompeo javën e ardhshme do të vizitojë Maqedoninë e Veriut

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, javën e ardhshme do të udhëtojë në Vatikan, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Greqi.

Departamenti i Shtetit i SHBA-ve njoftoi se Pompeo vizitat do t’i realizojë në datat 1-6 tetor. Udhëtimin ai do ta fillojë nga Vatikani, pastaj në Itali, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe do ta përfundojë në Greqi.

Në Vatikan Pompeo do të marrë pjesë në simpoziumin SHBA-Vatikan mbi Organizatat e Bazuara në Besim, ku dhe do të adresohet me fjalim. Ai po ashtu do të realizojë takim me Papa Françeskun.

Në Romë, Pompeo do të takojë presidentin e vendit, Sergio Mattarella, kryeministrin Giuseppe Conte dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio. Ai poashtu do të vizitojë rajonin Abruzzo për të vizituar shtëpinë e stërgjyshërve të tij.

Në Mal të Zi, sekretari amerikan do të takojë presidentin Milo Gjukanoviç, kryeministrin Dushko Markoviç dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Srgjan Darmanoviç.

Në Maqedininë e Veriut do të takojë presidentin Stevo Pendarovski, kryeminsitrin Zoran Zaev, si dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë. Pompeo poashtu do të vizitojë kompleksin e manastirit së Virgjëreshës Peribleptos në Ohër.

Së fundmi në Greqi, Pompeo do të takojë kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikos Dendias dhe ministrin e Mbrojtjes, Nikolaos Panagiotopoulos./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne